Finalja mes Liverpoolit e Real Madridit, ja për kë do të bëjë tifo Mourinho

Finalja mes Liverpoolit e Real Madridit, ja për kë do të bëjë tifo Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka treguar se do të bëjë tifo që Real Madridi të mposht Liverpoolin në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli siguroi biletën drejt finales në Paris pasi që e eliminoi në gjysmëfinale Villarrealin, ku brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 5:2 në favor të gjigantit anglez, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Reali e shokoi Manchester Cityn, ku e mposhti brenda dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 6:5.


Ndërkaq, mbrëmë skuadra e Mourinhos, Roma, e eliminoi Leicester Cityn në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, dhe pas ndeshjes, trajneri portugez nuk mund ta mbante vetën, ku tha se do ta përkrah Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit

“Nëse ma lejoni një mesazh për një trajner i cili është shoku im, i madhi Carletto, le të shkojmë të dy dhe t’i fitojmë finalet”, tha Mourinho për “Sky Italia”.

Më 28 maj me fillim nga ora 21:00, “Stade de France” do të jetë nikoqir i super finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Lexo edhe

Video