Finalja kundër Dritës, Podujeva organizon transport për tifozët e Llapit

Finalja kundër Dritës, Podujeva organizon transport për tifozët e Llapit

Komuna e Podujevës ka organizuar transportin për tifozët llapjanë për në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit e Dritës së Gjilanit.


Në një postim në Facebook, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka shkruar se llapjanët me zemër janë në mbështetje të klubit të qytetit.

“Ju uroj shumë suksese djelmoshave tanë dhe bashkë me tifozët “Legjendat” do të brohorasim përgjatë gjithë ndeshjes për Llapin kampion. Për tifozët llapjanë në mbështetje të futbollistëve tanë, komuna ka organizuar transportin nga stacioni i autobusëve në ora 18:00 për në stadiumin “Fadil Vokrri”. Na bëni krenarë, kampionë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video