Sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Francës, ku me fillim nga ora 21:00 Paris Saint-Germain pret në “Parc des Princes” skuadrën e Marseille.
Për herë të dytë në këtë shekull, do të kemi një edicion të Superkupës së Francës ku finalja i takon derbit të njohur me emrin “Le Classique”, përcjell KosovaPress.
Në vitin 2010, PSG dhe Marseille u takuan në finale të kësaj gare, ku pas 120 minutave lojë rezultati ishte 0:0 dhe vetëm pas penalltive u përcaktua fituesi – Marseille.
Nga nëntë finale sa i ka zhvilluar PSG në këtë garë, shtatë prej tyre ka arritur të shpallet kampion.
Trajnerët Pochettino dhe Andre Villas-Boas pritet të llogarisin në lojtarët më të mirë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto:
PSG (4-3-3): Navas; Florenzi, Marquinhos, Diallo, Kurzawa; Gueye, Herrera, Verratti; Di Maria, Icardi, Mbappe
Marseille (4-2-3-1): Mandanda; Sakai, Gonzalez, Caleta-Car, Nagatomo; Kamara, Rongier; Thauvin, Cuisance, Payet; Benedetto