Finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës e Llapit, biletat mund t’i gjeni këtu

Finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës e Llapit, biletat mund t’i gjeni këtu

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot publikon se ka filluar shitja e biletave për finalen e Kupës së Kosovës.

Nesër me fillim nga ora 20:00, skuadra e Dritës dhe kampioni aktual i kësaj gare, Llapi, do të luftojnë kokë më kokë në stadiumin “Fadil Vokrri” për trofeun e Kupës së Kosovës, përcjell KosovaPress.

FFK ka publikuar tani linkun ku biletat mund të blihen, ndërsa ka njoftuar se çmimet e biletave janë: sektori i veriut dhe jugut (2 euro), sektori i lindjes (3 euro) dhe ai i perëndimit (5 euro).

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni linkun dhe procedurën se si blihet bileta online.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Pastaj zgjidhni ulësen e preferuar.


Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.

Biletat janë të personalizuara.

Linku: https://kosovo.tm.vivaticket.com/

Lexo edhe

Video