Finalja e Kupës së Kosovës, caktohen ulëset e tifozëve dhe vendasi mes Dritës dhe Llapit

Finalja e Kupës së Kosovës, caktohen ulëset e tifozëve dhe vendasi mes Dritës dhe Llapit

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë tërheqja e shortit se cila skuadër do të jetë në rolin e vendasit në Kupën e Kosovës.

Në prani të përfaqësuesve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Dritës dhe Llapit, është vendosur që skuadra nga Gjilani të jetë në rolin e nikoqirit në Kupën e Kosovës, përcjell KosovaPress.


Po ashtu, sipas këtij shorti, tifozët e Llapit, “Legjendat” do të kenë sektorin e jugut në stadiumin “Fadil Vokrri”, sektor ky me kapacitet prej 2,613 ulëseve.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më datën 26 maj, ku me fillim nga ora 20:00 skuadra e Dritës dhe ajo e Llapit do të luftojnë për këtë trofe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lexo edhe

Video