Finalizohet projekti i zgjatjes së pistës në aeroportin “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është finalizuar projekti i zgjatës së pistës  dhe ngritjes se kapacitetit të ndriçimit. Pista është zgjatur nga 2500m në 3040m.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës,  Liburn Aliu tha se  është një moment i rëndësishëm meqenëse përfundimi i këtij projekti ka impakt  në transportin  ajror në vendin tonë dhe krijon kushte për të ardhmen për transport  të mallrave.

Aliu po ashtu tha se tashmë më instalimin e sistemit të teknologjisë më të lartë të parashikimit të motit mundësitë për anulim të fluturimeve janë  zvogëluar.


“Projekti tashmë është  i finalizuar  dhe është operacional  dhe janë instaluar edhe pajisjet e  sofistikuara  për aterim. Kemi të instaluar  sistemin e ri të navigimit, është bërë trajnimi për shfrytëzim. Është instaluar aterimi përmes navigimit me instrumente ils, është instaluar edhe sistemi meteorologjikë. Aeroporti i Prishtinës është tash në nivel të konkurrueshmërisë në rajon. Pista e këtij aeroporti është më e përshtatshme se aeroportet  të regjioneve dhe sa u përket sistemeve të avancuara 3B nga sistemi 2 që e kemi pasur më parë është një renditje e lartë”, tha ai.

Gjenerali i KFOR-it, Ferenx  Kajari tha se aeroporti i Prishtinës ka krijuar  një infrastrukturë  shumë të mirë  dhe ka avancuar në këtë hapësirë duke zgjeruar  pistën dhe përmirësimet  e infrastrukturës  janë hap pozitivë për aviacionin  në Kosovë dhe në përgjithësi për regjionin e Ballkani.

Ndërsa, Drejtori i Operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Gokmen Aritay Jemi krenar që tashmë kemi arritur të finalizojmë këtë projekt, dhe se do kemi mundësi të zhvillojmë transportin ajror.

Lexo edhe

Video