Vashat e Barcelonës e kanë fituar Ligën e Kampionëve për femra, duke e mposhtur në finale Wolfsburgun.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Phillips” u shënuan plot pesë gola, ku vashat e Barcelonës i kanë mposhtur ato të Wolfsburgut me shifrat 3:2, raporton KosovaPress.
Ndeshja ishte tejet e zjarrtë, ku Wolfsburgu avanconte 2:0 në pjesën e parë me ndihmën e golave nga Ewa Pajor (minuta e 3’) dhe Alexandra Popp (minuta e 37’).
Ndërkaq, Barcelona u këndell në pjesën e dytë, kur edhe e filloi përmbysjen e madhe. Fillimisht, Gutierrez Guijarro shënon në minutën e 48’ për 2:1, kurse e barazon rezultatin në 2:2 në minutën e 50’.
Golin e epërsisë për Barçën e shënoi Fridolina Rolfo, e cila shënon në minutën e 70’ për 3:2, gol ky i cili rezultoi të jetë goli i fitores në këtë finale.
Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të vashave të Barçës.