“Final Four” e Ligës Unike do të zhvillohet në Pejë

“Final Four” e Ligës Unike do të zhvillohet në Pejë

Liga Unike, përkatësisht faza “Final Four” e saj do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Lajmi e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës që ka thirrur për sot një konferencë për media ku edhe do të nëshkruhet marrëveshje ndërmjet kësaj federate dhe Klubit të Basketbollit Peja duke filluar nga ora 13:00, raporton KosovaPress.


Në gjysmëfinale të Ligës Unike do të përballen Peja-Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli-Teuta.

Në këtë konferencë pritet të zbulohen edhe detaje të reja rreth zhvillimit të kësaj gare.

Lexo edhe

Video