Tashmë në Antalia të Turqisë ka filluar takimi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko.
“Në Antalia kanë nisur bisedimet mes ministrave të jashtëm të Ukrainës, Turqisë dhe Federatës Ruse për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës”, ka shkruar ai në Twitter.
Talks between the foreign ministers of Ukraine, Turkey and the Russian Federation on ending Russian aggression against Ukraine have commenced in Antaliya. pic.twitter.com/LUDCClMNaQ
— Oleg Nikolenko (@OlegNikolenko_) March 10, 2022
Ky takimi po ndërmjetësohet nga ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas janë takuar për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Takimi është paraparë të zgjasë rreth 90 minuta.