Fillon sezoni i ri i Ligës Unike

Fillon sezoni i ri i Ligës Unike

Ky vikend do të jetë moment historik për basketbollin shqiptar, pasi që do të zhvillohet Liga Unike e cila përmban klubet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë fundjavë katër klube nga Kosova dhe Shqipëria do të përballen në Ligën Unike, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Tiranës e Rahovecit, përcjell KosovaPress.

Kurse, ndeshja kryesore do të zhvillohet ditën e diele mes Vllaznisë dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra e Yllit fitoi Superkupën Mbarëkombëtare e cila u organizua për herë të parë, e po ashtu është edhe kampion i Ligës Unike që u zhvillua edicionin e kaluar.

Programin e plotë të përballjeve në Ligën Unike për basketboll i gjeni më poshtë.


E shtunë

17:00 Tirana-Rahoveci

E diel

17:00 Prizreni 16-Kamza

17:00 Teuta-Peja

19:00 Vllaznia-Golden Eagle Ylli

Lexo edhe

Video

error: