Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në  Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të filluar vazhduar  seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ajo u ndërpre përshkak të mungesës së avokatit, Faruk Korenica.

Të akuzuarit në këtë rast janë  Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara

Kryesuesi i trupit gjykues, Valon Kurtaj mori aktvendim për 5 minuta pauzë për të pritur avokatin Korenica.


Gjyqtari Kurtaj kërkoi nga palët që nuk janë në procedurë qe të lirojnë sallën për shkak të situatës pandemike, ndërsa medieve iu është dhënë leje që të xhirojnë  10 minuta.

Në seancën e fundit më  6 korrik të këtij  viti, pasi aktakuza është  konsiderua e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për  akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë për  armëmbajtje pa leje.

Në shqyrtimin e sotëm gjyqësore pritet të dëgjohen dëshmitarët.

Lexo edhe

Video