Fillon seanca ndaj të akuzuarve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Fillon seanca ndaj të akuzuarve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Në Gjykatën Themelore  të  Prishtinës, ka filluar seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish deputeteve, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi.

Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës.


Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se mbahet shqyrtimi fillestar është i hapur për publikun dhe mediet.

Tri ish deputetet, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Bujupi u deklaruan se do mbrojnë vetë. Ndërsa, i akuzuari Pal Lekaj tha se mbrohen me avokatit Arianit Koci.

Aktakuza e Prokurorisë  thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj – Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe

Video