Fillon punën Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU ”Prishtina”

Fillon punën Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU ”Prishtina”

Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ” Prishtina ” sh.a. u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve më të lartë të kompanisë.

Sokol Xhafa, U.D i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.


Siç thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”, në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i kryesuar nga Nora Tafarshiku, u njoftuan  më për së afërmi me çështje të ndryshme si, orientimet dhe objektivat zhvillimore të kompanisë, rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë viteve të kaluara, gjendja ekzistuese e parametrave financiar dhe operativ, direktivat evropiane për ujin e pijshëm dhe ujërave të zeza, furnizimi me ujë në vapën më të madhe, arkëtimi dhe faturimi, etj.

Ata janë të gatshëm që do të punojnë dhe ndihmojnë  pandalshëm, në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes.

Lexo edhe

Video

error: