Fillon projekti ambicioz “Qyteti i mençur” për Prishtinën
Intervista
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Prishtina Parking” kanë vendosur të ndryshojnë infrastrukturën e kryeqytetit me projektin “Qyteti i mençur”.

Pjesë e këtij projekti janë vendosja e sensorëve të parkingjeve, shtyllave “të mençura”, të cilat do të japin informacione për trafikun, vendosjen e biçikletave dhe stacioneve.

Kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli thotë për KosovaPress se me këtë do të reduktohen edhe ndotësit e ambientit dhe trafiku, si dhe do të ofrohen alternativa të reja për transport.

Havolli thotë se me implementimin e sensorëve dhe shenjave digjitale, qytetarët do ta kenë më të lehtë gjetjen e parkingjeve të lira.

Havolli paralajmëron në të ardhmen ta implementojnë në mënyrë precize edhe rregulloren e re për banorët rezidentë.

Ndryshe, shfrytëzimi i biçikletave nga qytetarët pritet të fillojë nga java e ardhshme.

Lajmi në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024