Ka filluar ndeshja mes Kombëtares së Norvegjisë dhe asaj të Kosovës në sportin e basketbollit, e vlefshme kjo për fazën e parakualifikimeve të FIBA Eurobasket 2025.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Norvegjisë gjenden në Grupin C të këtyre parakualifikimeve, grup ky në të cilin gjendet edhe Danimarka, përcjell KosovaPress.
Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova, dhe basketbollistët e “Dardanëve” kanë kërkuar përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë.