Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Fillon pagesa prej 6,5 milionë euro për të vetëpunësuarit

Fillon pagesa prej 6,5 milionë euro për të vetëpunësuarit

Ka filluar ekzekutimi i 6,5 milionë eurove, ndërkohë që sot kanë përfituar 15 mijë të vetëpunësuar, në mesin e tyre përfshihen avokatët, rrobaqepësit etj.

Kështu ka bërë të ditur para gazetarëve, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili tha se presin që gastronomia të ndihmohet me rreth 3 milionë euro.

“Në pagesat për të vetëpunësuarit 6,5 milionë euro për 15 mijë të vetëpunësuar. më vjen mirë që kemi arritur që Ministria e Financave dhe Miniatriaë së Ekonomisë dhe Ambientit.  Është bërë ekzekutimin e 6,5 milionë euro që është në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Presim që gastronomia të ndihmohet për 3 milionë euro. Javën e ardhshme do të bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret”, ka thënë Hoti.


Ai tha se trendi i të hyrave të vitit 2021 është i njëjtë me atë të vitit paraprak. Sipas tij, po kalohet kriza me pandeminë dhe me vaksinat qe do të vijnë në shkurt sipas tij çdo gjë do të kthehet në normalitet.

E ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami shtoi se rreth 6300 bizneseve nuk u dihet llogaria.

“Janë 6300 biznese të cilat nuk u dihet llogaria.  Ju bëjë thirrje të gjithë të vetëpunësuarve të i vendosin llogaritë e bizneseve tyre në ATK. Ka qenë edhe një kategori tjetër e bizneseve dhe këto kanë qenë të regjistruara në fund të vitit 2019, në këtë 6,5 milionësh janë të përfshira edhe këto biznese”, ka shtuar ajo.

Ministri në detyrë i Ekonomisë, Muharrem Nitaj shtoi se 23 mijë njerëz të cilët përfitojnë nga pako 2.0.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: