Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Fillon ekzekutimi i pagesës së dytë të subvencioneve për bujqit

Fillon ekzekutimi i pagesës së dytë të subvencioneve për bujqit

Ka filluar ekzekutimi i pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020.  Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka rifilluar ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020. Duke marrë parasysh vonesat e shkaktuara në këto pagesa, ministri i MBPZhR-së, Faton Peci me marrjen e këtij mandati, ka kërkuar që të intensifikohet procedimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.


Sipas komunikatës thuhet se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka  theksuar se një ndër prioritetet në politikat e tij do të jetë dhënia e përkrahjes ndaj fermerëve përfitues në kohën e duhur. Po ashtu, ministri ka premtuar se do të angazhohet që me shumë përkushtim të jetë afër fermerëve, me qëllim që veprimtaritë e tyre bujqësore të fuqizohen dhe zhvillohen përmes edhe mbështetjes së ministrisë.

Krahas kësaj, Peci premton se efikasiteti në punë dhe transparenca do të jenë ndër objektivat kryesore.

Lexo edhe

Video

error: