Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e derbit mes Prishtinës dhe Gjilanit, ndeshje kjo që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Momentalisht, të dy skuadrat gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, ku Prishtina zë vendin e tretë në tabelë me 22 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator, ku asokohe nuk u përcaktua fituesi pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Prishtina: Nika; Krasniqi, Belica, Pllana, Shabani, Prapashtica, Kryeziu, Bytyqi, Useini, Uka, Gashi
Gjilani: Koliçi; Musolli, Halili, Jashari, Zeka, Elton Pereira Gomes, Dabiqaj, Prekazi, Solomon, Zabërgja, Hoxha