Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e përballjes tejet interesante mes Kroacisë dhe Kombëtares së Brazilit, e vlefshme kjo për çerekfinalen e parë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Për ta siguruar biletën e çerekfinales, Kroacia e eliminoi Japoninë përmes penalltive në fazën e eliminimit direkt, kurse Brazili e mposhti me lehtësi Korenë e Jugut me shifrat 4:1, raporton KosovaPress.
Brazilianët do të synojnë me çdo kusht fitoren në mënyrë që të sigurojnë biletën drejt gjysmëfinales, kurse kroatët do të kërkojnë që të befasojnë kombëtaren e trajnerit Tite.
Ndeshjen LIVE mund ta ndiqni më poshtë.