Fillojnë provimet në Universitetin e Gjilanit

Fillojnë provimet në Universitetin e Gjilanit

Në Universitetin “Kadri Zeka” kanë filluar të mbahen provimet e afatit të prillit, duke u kthyer nëpër sallat e universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020.

Nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri i studentëve është përcaktuar nga dekanët e njësive akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre.


Po ashtu, secili studentë por edhe profesorët janë pajisur me masat mbrojtëse, derisa nëpër vendet adekuate të objektit janë vendosur edhe dezinfektues.

Ndryshe Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2020, ka marrë vendim që të lejojë afatin e prillit për paraqitjen e dy provimeve.

Lexo edhe

error: