Fillojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës

Fillojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së 15, ku ndër më interesantet është ajo mes skuadrës së Ulpianës dhe kampionit aktual Prishtinës.

Tanimë programi i sotëm i ndeshjeve ka filluar, ku krahas përballjes mes Ulpianës dhe Prishtinës, është duke u zhvilluar edhe takimi mes Dritës dhe Dukagjinit, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, Drita zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 25 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Dukagjinit që pozicionohet në vendin e tetë me 16 pikë.


Në anën tjetër, kampioni i Superligës Prishtina renditet në vendin e pestë me 21 pikë, katër më shumë se kundërshtari i sotëm Ulpiana që zë vendin e shtatë në tabelë.

Ndeshjet që kanë filluar i gjeni më poshtë.

Drita – Dukagjini

Ulpiana – Prishtina

Lexo edhe

Video

error: