Fillojnë dy super ndeshje në Superligën e Kosovës

Fillojnë dy super ndeshje në Superligën e Kosovës

Tanimë ka filluar njëra nga dy ndeshjet e programit të sotëm, të fundit këto për xhiron e 19 të Superligës së Kosovës.

Kampioni aktual Prishtina është duke zhvilluar ndeshje si mysafire në stadiumin “Liman Gegaj” kundër skuadrës së Malishevës, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, ishte paraparë që krahas Malishevës dhe Prishtinës në orar të njëjtë të zhvillohet edhe takimi mes Llapit dhe Ulpianës, por me rastin e inaugurimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” ndeshja pritet të fillojë nga ora 13:30.


Programin e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Malisheva – Prishtina

13:30 Llapi – Ulpiana

Lexo edhe

Video