Filloi takimi trepalësh për targat në Bruksel

Filloi takimi trepalësh për targat në Bruksel

I dërguari i posaçëm Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka informuar se ka nisur takimi trepalësh për çështjen e targave në Bruksel.

Kosova po përfaqësohet nga Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga Petar Petkoviq.

Lajçak ka theksuar se shpreson që sot do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për ulje të tensioneve dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.


“Bisedimet po vazhdojnë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë për 48 orë vendimin për shqiptimin e gjobave për pronarët e makinave me targa ilegale. Kërkesa për shtyrje të këtij vendimi kishte ardhur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Lexo edhe

Video