Filloi pjesa e dytë e takimit në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pjesa e dytë e takimit trepalësh filloi pas një pauze, shkruan KosovaPress
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Bashkë me Borrellin, në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel./KosovaPress
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.