Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Shkup

Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Shkup

Filarmonia e Kosovës, në kuadër të sezonit 2020 /2021, do të mbajë të shtunën mbrëma një koncert në Sallën e Koncerteve të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup.


Në koncert do të prezantohet Orkestra Harkore e Filarmonisë së Kosovës në udhëheqjen e koncert-mjeshtrit Visar Kuçi (violinist). Në program do të interpretohet “Serenatë për harqe në e-mol” nga Edward Elgar, “Suita e Holbergut” nga Edvard Grieg dhe “Koncert për piano dhe orkestër” nga kompozitori polak Henryk Gorecki. Solist i mbrëmjes do jetë pianisti i mirënjohur kosovar Misbah Kaçamaku.

“Të gjithë të interesuarit për të ndjekur koncertin duhet të bëjnë një rezervim paraprak në e-mail adresën [email protected]. Për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19 numri i pjesëmarrësve është i limituar. Hyrja në koncert për personat të cilët bëjnë rezervimin është pa pagesë”, thuhet në komunikatë. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: