FIFA thyen heshtjen për dramën e Salt Bae në finalen e Kupës së Botës

FIFA thyen heshtjen për dramën e Salt Bae në finalen e Kupës së Botës

FIFA e ka pranuar se Salt Bae nuk duhet të kishte qenë në fushë në finalen e Kupës së Botës, pasi që kuzhinieri i famshëm u pa duke e mbajtur trofeun dhe duke u përpjekur të ishte pjesë e festës së Argjentinës.

Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, theu rregullat e FIFA-s duke e prekur dhe mbajtur trofeun e Kupës së Botës, pasi që Argjentina e mposhti Francën në penallti në finale, raporton KosovaPress.

Qeveria e futbollit botëror kishte zgjedhur që të mos flas për sjelljet e Salt Baes, të cilat janë kritikuar ashpër në rrjetet sociale, para se të thyente heshtjen sot.

FIFA është zotuar të hetojë rrethanat e incidentit dhe ka sugjeruar që Salt Bae kishte qasje të padrejtë në fushë.

Dyshime janë ngritur te marrëdhënia e ngushtë mes shefit turk dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Salt Baes iu dha një biletë VIP për finalen nga Infantino, pavarësisht se ai nuk kishte lidhje me futbollin, skuadrat e përfshira apo vetë turneun.


Gokce ishte në gjendje të hynte në fushën e stadiumit “Lusail Iconic” dhe u fotografua duke mbajtur trofeun dhe duke pozuar për foto me çmimin ikonik të artë.

Organi drejtues i futbollit ka një sërë rregullash që kanë të bëjnë me trofeun e Kupës së Botës, me një listë shumë specifike të atyre që lejohen ta prekin atë.

“Dizajni i saj aktual daton në vitin 1974”, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s. “Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i përzgjedhur njerëzish, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”, shkruante më tej FIFA.

Salt Bae, i cili nuk plotëson asnjë nga kriteret e përshkruara nga FIFA, ka promovuar hapur fotot e tij me trofeun në “Instagram”, pavarësisht shkeljes së hapur të rregullave.

Ai u pa gjithashtu i dëshpëruar duke u përpjekur të bashkohej në festimet e Argjentinës pas fitores së tyre dramatike ndaj Francës, me një seri videosh rrëqethëse që tregonin përpjekjet e tij të vështira për të mbajtur trofeun dhe për të pozuar për foto përkrah lojtarëve si Angel di Maria dhe Lisandro Martinez.

Lexo edhe

Video