FIFA ia merr Indonezisë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës U-20
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

FIFA ka vendosur të heqë Indonezinë si mikpritëse të Kupës së Botës FIFA U-20 për vitin 2023, të planifikuar midis 20 majit dhe 11 qershorit, pas kundërshtimit të saj për pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të Izraelit.

Në deklaratën e saj të mërkurën, FIFA tha se një mikpritës i ri do të shpallet shumë shpejtë, ndërsa datat e turneut aktualisht mbeten të pandryshuara. FIFA shtoi se sanksionet e mundshme kundër Federatës së Futbollit të Indonezisë (PSSI) gjithashtu mund të vendosen në një fazë të mëvonshme. FIFA nuk dha asnjë arsye për heqjen e Indonezisë si mikpritëse e Kupës së Botës FIFA U-20 2023 dhe vetëm tha se kjo u bë "për shkak të rrethanave aktuale".

Shorti për turneun, i planifikuar të premten, u anulua për shkak të thirrjes së guvernatorit të Balit për të përjashtuar "Izraelin" nga turneu që do të zhvillohet në gjashtë qytete me pjesëmarrjen e 24 skuadrave, përcjellë KosovaPress.

FIFA theksoi se pavarësisht vendimit, ajo mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në mënyrë aktive PSSI-në, në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e qeverisë së Presidentit Ëidodo, në procesin e transformimit të futbollit indonezian.

Pas vendimit të FIFA-s, presidenti i Indonezisë Joko Ëidodo tha se do të dërgonte kryetarin e Federatës së Futbollit të Indonezisë dhe ish-kryetarin e Interit Erick Thohir për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e FIFA-s.

Zyrtarët kishin pohuar më parë se arsyeja e anulimit të shortit ishte thirrja e guvernatorit të Balit Ëayan Koster për të përjashtuar "Izraelin" për shkak të politikës së tij ndaj palestinezëve në një letër drejtuar Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve Indoneziane muajin e kaluar.

Indonezia pësoi një nga fatkeqësitë më të këqija në historinë e sportit që çoi në vdekjen e 135 njerëzve, duke përfshirë më shumë se 40 fëmijë, në një rrëmujë tetorin e kaluar në Malang.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024