Fidanishtja i ofron përkrahje të plotë Lutfi Hazirit dhe listës së LDK-së

Fidanishtja i ofron përkrahje të plotë Lutfi Hazirit dhe listës së LDK-së

Lagjja Fidanishte i ka dhënë përkrahje të madhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në garën e 17 tetorit, i cili shoqërohej edhe nga shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli dhe kandidati për Asamble, Avdyl Jerliu.


Haziri ka shprehur falënderim për përkrahjen që mori nga Fidanishjtja, derisa tha se programet infrastrukturore do të përmbyllen në vitin e parë të mandatit të ri.

“Faleminderit për punën, angazhimin e organizimin nëndegës së re të LDK-së, në Fidanishte. Është njëra prej lagjeve më të mira për banim në Gjilan. Kjo lagje ka përfituar projektin e madh të rrugës, e përcjellë me kolektorët e kanalizimit fekal e atmosferik, sikur edhe rrjetin e ri të ujësjellësit. Tashmë ka mbetur edhe shtresa e dytë e asfaltimit, ndriçimi, trotuaret dhe shtegu i biçikletave për ta kompletuar. Do të vazhdojmë, po ashtu, edhe asfaltimin e rrugicave ndërlidhëse. Faleminderit nga fundi i zemrës për mbështetjen e jashtëzakonshme. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.

Lexo edhe

Video

error: