Fidan Shatri emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketboll

Fidan Shatri emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.07.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka marrë disa vendime të rëndësishme.


Një ndër vendimit është edhe ai që Fidan Shatri të emërohet trajner i përfaqësueses së Kosovës (femrat), shkruan KosovaPress.

“Ka emëruar Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe ish-përzgjedhësin e Kosova U16 dhe Kosova U20, si përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës – Femrat, ndërsa ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e FBK-së./KosovaPress/

Lexo edhe

Video