FIBULA pajiset me vulën “Safe Travels”

FIBULA është agjencia e parë e turizmit në Kosovë që është pajisur me vulën “Safe Travels”, për parandalimin e përhapjes së pandemisë, pas zbatimit të të gjitha masave të protokollit të “Ëorld Travel & Tourism Council” për “Tour Operator”

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti ka thënë për KosovaPress, se përmbushja e të gjitha kritereve bazë të protokollit të Organizatës Botërore të Turizmit, ka bërë që vula e parë ‘Safe Travels’ t’i jepet Agjencisë FIBULA.

E në kuadër të këtij procesi, Hoti ka shtuar se janë në proces e sipër të dhënies së kësaj vule edhe për bizneset tjera, të cilat kanë shprehur interesim për vulën “Safe Travels”.

“Sot kemi kënaqësinë që Unioni i Turizmit të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, do të certifikojë me jepjen e vulës ‘Safe Travels’ Agjencisë Turistike ‘FIBULA’, e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret në bazë të protokollit të Organizatës Botërore të Turizmit… Është kënaqësi për neve si union që të vazhdojmë me proceset në vazhdim dhe t’i japim vulën edhe bizneseve tjera, të cilat kanë shprehur një interesim mjaft të madh për këtë vulë. Kjo vulë ndikon direkt në cilësinë dhe shërbimet të cilat ndikojnë edhe në pjesën e pandemisë dhe krijojnë masa të mëdha të sigurisë, të cilat janë me interes të të gjithë shoqërisë dhe komunitetit”, tha Hoti.

E mbështetje në gjithë këtë punë, Unionit të Turizmit të Kosovës i ka dhënë Sëisscontact.

Zana Ismajli, fasilituese e sektorit të turizmit në Projektin e Punësimit në Sektorin Privat – PPSE në kuadër të Sëisscontact, ka thënë për KosovaPress, se mbështetja e Unionit të Turizmit të Kosovës ishte si përgjigje ndaj pandemisë që ka goditur këtë sektor.

Ajo bëri të ditur se kanë ndihmuar sektorin e turizmit duke adaptuar intervenimet e tyre.

“Një ndër intervenimet apo aktivitetet të cilat i kemi bërë në përgjigje të rrethanave të reja të krijuara nga pandemia ka qenë edhe mbështetja e Unionit të Turizmit të Kosovës përmes konsulentit që të certifikohen dhe të marrin rolin e ambasadorit të jepjes së vulës ‘Safe Travels’, do të thotë të protokolleve ët sigurisë dhe higjienës, të cilat janë publiku nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe i Udhëtimit”, u shpreh ajo.


Pronari i Agjencisë Turistike FIBULA, Shpëtim Turku shprehet i kënaqur me rezultatet që kanë arritur si agjenci.

“Ëshët kënaqësi të marrim vulën e ‘Safe Travels’ në bashkëpunim me PPS – Sëisscontact dhe Unioni i Turizmit të Kosovës… Jemi kompania e parë edhe turistike – hotelerie që e merr vulën ‘Safe Travels’ në Kosovë”, tha ai.

Turku tregon edhe për kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që një agjenci turistike të pajiset me këtë vulë, porse porositë që masat e parapara të implementohen vazhdimisht nga agjencitë dhe jo vetëm sa për të marrë vulën.

Ai bënë të ditur për KosovaPress, se FIBULA tashmë plotëson të gjitha kushtet e parapara.

“Së pari duhet me qenë kontakti në mes të klientëve dhe shërbyesve – punëtorëve, pra të ketë një ndarje plastike siç është këtu, duhet lokali të dezinfektohet çdo dy orë, kur të vjen klienti të matet temperatura e tij, refuzohet nëse ka temperaturë, duhet të hiqen të gjithë katalogët dhe broshurat nga agjencioni, stafi duhet me u trajnu… dhe, kryesisht rezervimet të bëhen ‘online’. Shkojmë në atë mënyrë që të bëhen në rrjete sociale, të jepet bileta elektronike dhe kryesisht pagesa të bëhet përmes bankës”, tha Turku.

Me qëllim të shtrirjes në industritë brenda sektorit të udhëtimit dhe turizmit, Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit ka ndarë protokollet në katër shtylla: përgatitja operative dhe përgatitja e stafit, sigurimi i një përvoje të sigurt, rindërtimi i besimit dhe mirëbesimit dhe zbatimi i politikave lehtësuese.

Protokollet drejtuese globale për normalitetin e ri “Safe Travles”, synojnë që sektori i udhëtimit dhe turizmit të përkufizojë praktikat më të mira të industrisë, përderisa sektori kalon nga menaxhimi i krizës në rimëkëmbje, si dhe, që siguria, shëndeti dhe mbrojtja e udhëtarëve dhe fuqisë punëtore të këtij sektori të jenë në thelb të zhvillimit të protokolleve globale.

Ndërsa Agjencia Turistike FIBULA, është e para në Kosovë që ka përmbushur të gjitha protokollet e nevojshme dhe është pajisur me vulën “Safe Travels”.

Lexo edhe

Video