FIBA Europe Cup/Ylli zhvillon sot ndeshjen e radhës

FIBA Europe Cup/Ylli zhvillon sot ndeshjen e radhës

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli do të zhvillojë sot përballjen e katërt në kuadër të Grupit A të FIBA Europe Cup.

Ylli është mysafirë i skuadrës së Hapoel Galil Elion, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:30 në Izrael, raporton KosovaPress.

Në përballjen e parë që u zhvillua në Kosovë, Ylli u mposht nga Hapoel Galil Elion me rezultat të thellë 76:93.


Deri tani, Ylli ka një fitore në këtë garë kundër Bamberg, si dhe dy humbje, kurse skuadra izraelite ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.

Na ndeshjen tjetër në kuadër të këtij grupi do të përballen dy skuadrat gjermane, Bamerg dhe Niners, ku kjo e fundit ka një fitore dhe dy humbje, krahas Bamberg që ka dy fitore e një humbje.

16:30 Hapoel Galil Elion – Ylli (Jerusalem, Pais Arena)

Lexo edhe

Video