Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

FFK synon implementimin e VAR-it në Superligën e Kosovës

FFK synon implementimin e VAR-it në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës ku u prezantua puna e kësaj federate me në krye kryetarin Agim Ademi përgjatë vitit 2020.

Në këtë kuvend i cili u mbajt online, përveç zyrtarëve të FFK-së, morën pjesë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.


Në kuvend u miratua raporti financiar për 2020, ku u paraqitën punët e realizuara gjatë këtij viti si dhe objektivat për 2021. Aty u bë e ditur se fokusi kryesor gjatë vitit 2020, i cili ishte i vështirë për shkak të pandemisë ishte te mbështetja financiare e federatave dhe klubeve, si dhe rinovimi dhe zgjerimi i disa fushave dhe sallave sportive.

Nga ana tjetër u tha se FFK për vitin 2021 synon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 7000 ulëse, implementimin e sistemit VAR në Superligën e Kosovës, si dhe vazhdimin e reformave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: