FFK suspendon Eroll Salihun
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka suspenduar sot për gjashtë muaj ish-sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu.

Sipas FFK-së, Salihu i cili është drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor brenda federatës ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa pëlqimin e drejtuesve të saj, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, ditë më parë FFK ka shpallur zgjedhjet për kryetar që do të mbahen më 6 prill dhe që nga atëherë është duke u zhvilluar një debat i gjerë mbi rregullsinë e thirrjes së këtij kuvendi zgjedhor.

Përveç kësaj, në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv është analizuar edhe rrjedha e garave deri në këtë pikë të edicionit garues 2021-2022 në të gjitha kategoritë duke vlerësuar se gjithçka po shkon sipas programit të paraparë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024