FFK shpërndanë policat e sigurimit shëndetësor edhe te klubet e femrave

FFK shpërndanë policat e sigurimit shëndetësor edhe te klubet e femrave

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot ka vazhduar shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klube.  

Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së, ndërsa kësaj radhe përfituese kanë qenë klubet e Sigal Superligës dhe Ligës së Parë të femrave, raporton KosovaPress.


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka vlerësuar projektin e sigurimit shëndetësor si tejet të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, por edhe si përkujdesje ndaj futbollisteve dhe futbollisteve të klubeve tona.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve shprehën mirënjohje për FFK-në për realizimin e këtij projekti madhor dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj klubeve.

Lexo edhe

Video