FFK kërkon reagim të menjëhershëm nga UEFA për tifozët serb “Delije”
Lexohet për: 1 min.
21-FFK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka reaguar për sjelljen nacionaliste e fashiste të tifo-grupit serb “Delije”, gjatë ndeshjes mes Crvena zvezdas dhe Young Boys.

Gjatë ndeshjes mbrëmë në Ligën e Kampionëve mes Crvena zvezdas dhe Young Boys, tifo-grupi serb “Delije” shfaqën mesazhe fashiste si “vrisni shqiptarët, që ata mos të ekzistojnë” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe brohorisnin emrat e terroristëve serb të vrarë që incidentit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, raporton KosovaPress.

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League.

Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s.”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

FFK ka kërkuar nga UEFA reagim të menjëhershëm të Komitetit Disiplinor.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024