FFK dhe presidenti Ademi në përkrahje të presidentit të FSHF-së Armando Duka

FFK dhe presidenti Ademi në përkrahje të presidentit të FSHF-së Armando Duka

Sot në Tiranë është duke qëndruar delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi.

Qëllimi i këtij udhëtimi ishte t’i ofrohet përkrahja maksimale presidentit Armando Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për situatën momentale të zhvilluar, përcjell KosovaPress.


Presidenti Ademi dhe FFK konsiderojnë se FSHF ka bërë punë të shkëlqyeshme që prej se Armando Duka është në krye të këtij institucioni, ku kërkuan nga të gjitha organet jashtë sportit dhe njerëzit të cilët nuk kanë të bëjnë me futbollin që të tërhiqen nga kjo pjesë e ndërhyrjes direkte politike.

Më poshtë e gjeni postimin zyrtarë të FFK-së për situatën momentale në FSHF.

Lexo edhe

Video