FFK dhe ekipi Kombëtar ndajnë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë

FFK dhe ekipi Kombëtar ndajnë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe ekipi Kombëtar kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë, që javë më parë ishte hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


 Në këtë shifër të ndarë për ushtrinë e vendit, me 50% të mjeteve ka kontribuar FFK dhe anëtarët e KE-së, derisa 50% janë grumbulluar nga mjetet vetanake të futbollistëve të Kombëtares.

“Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisës së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë. Falënderoj lojtarët e ekipit kombëtar për gatishmërinë e tyre për të përkrahur në vazhdimësi iniciativa të tilla dhe ky veprim i tyre le të shërbejë si motiv edhe për shumë të tjerë për ta mbështetur në të gjitha format forcimin e shtetit tonë”, ka thënë presidenti Ademi.

Lexo edhe

Video