FFK dënon lojtarin e Gjilanit para derbit me Dritën

FFK dënon lojtarin e Gjilanit para derbit me Dritën

Skuadrën e Gjilanit e pret një sfidë shumë e rëndësishme të dielën ku përballet me rivalin e madh Dritën në derbin e javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Ajo që duhet thënë është se Gjilani e pret me telashe këtë ndeshje pasi ka disa futbollistë të lënduar e disa të dënuar.


Njëri nga ta është mbrojtësi Franc Veliu i cili në sfidën e mesjavës në kuadër të Kupës së Kosovës u ndëshkua me karton të kuq.

Për këtë arsye disiplinori i FFK-së, ka vendosur ta dënojë më dy ndeshje.

“Franc Veliu lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 017582M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 29, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me katron të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor, pengim i shënimit të golit ) në ndeshjen e çerekfinalës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF DRENICA – KF GJILANI 2;1 e zhvilluar me datë 08.02.2020 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; dënohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lexo edhe

Loading...
error: