FFK dënon Ballkanin

FFK dënon Ballkanin

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë publike dënimët të cilët I ka shqiptuar për javën e kaluar.

Një ndër dënimet është edhe aj për klubin nga Theranda, FC Ballkani që është dënuar me një shumë prej 1200 euro, shkruan KosovaPress.


Ja njoftimi i plotë

FC “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXI-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BALLKANI – FC DRITA , e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare ndezja e mjeteve piroteknike dhe hudhja e tyre në fushë minutat; 5,35,53,55,60, kurse në minute e 60 gjyqtari kryesor ndalë lojën përshkak të ofendimeve në kor nga ana e tifozerisë së klubit të tyre drejtuar lojtarit të ekipit mysafir me numër 13 Liridon Leci) bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore” FC Ballkani “ DENOHET më të holla në shumë prej ; 1200 euro (njëmijë e dyqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lexo edhe

Video