FFK bën sqarim për “Rastin Ahmeti”

FFK bën sqarim për “Rastin Ahmeti”

Federata e Futbollit e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me ‘Rastin Ahmet’, që ka të bëjë me ish-zëvendësë sekretarin e FFK-së, Arian Ahmeti.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka pretenduar se Inspektoriati i Punës e ka rikthyer përsëri në postin që kishte disa muaj më parë, para se të shkarkohet nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për shkeljet e bëra.

“Ndaj z. Arianit Ahmeti organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.


Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti. Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë.

Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm i FFK-së”, thuhet në sqarimin e FFK-së, lëshuar minuta më parë.

Lexo edhe

error: