Fetahu nga GLPS: Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vetingut

Fetahu nga GLPS: Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vetingut

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) i ka rekomanduar Qeverisë të Kosovës që të bëjë përpjekje dhe të rrisë koordinimin ndër-institucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë politike si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane. Kjo u bë në një konferencë për medie nga GLPS lidhur me temën “Raporti i vendit për Kosovën 2021: Numërim në vend apo jo?”.

Njomza Arifi nga GLSP në një konferencë për media tha se deri tek ky rekomandim kanë ardhur pasi që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet për një reformë të thellë, por një gjë e tillë nuk evidentohet për Kosovën.


Ndërsa Arbër Fetahu, i cili foli specifikisht për të gjeturat e raportit, vëmendje të veçantë i kushtoi sundimit të ligjit, për çka tha se një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vetingut mbetet e domosdoshme.

“Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vetingut, por që e njëjta duhet të bëhet në koordinim dhe përfshirje të plotë të faktorit ndërkombëtar në të gjitha fazat e tij”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] profesionalë ​Kurti: Vetingu do të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve Fetahu nga GLPS: Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes v… Qeveria miraton koncept-dokumentin për vetingun Haxhiu: Sot zyrtarisht po fillon një nga […]

Komentet janë të mbyllura.

error: