Festivali Sunny Hill, nga nesër mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi

Festivali Sunny Hill, nga nesër mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi

Rruga drejt Parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit për shkak të festivalit “Sunny Hill”, njofton  Komuna e Prishtinës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e mbajtjes së  “Sunny Hill” nga data 4.08.2022 ora 00:00 deri më 8.08.2022, ora 07:00.


Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë, thuhet në njoftim.

Organizatorët në koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është e ndaluar qarkullimi.

Lexo edhe

Video