“Festivali i Pranverës” – rrugët që do të mbyllen më 21 e 22 maj në Prishtinë

“Festivali i Pranverës” – rrugët që do të mbyllen më 21 e 22 maj në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më datat 21 e 22 maj do të mbahet “Festivali i Pranverës”, një aktivitet ky që synon krijimin e një kulture transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.

Me këtë rast pjesa qendrore pranë katedrales “Nënë Terezë” – rruga “Xhorxh Bush”, do të shndërrohet në hapësirë të dedikuar për komunitetin, ku përmes rekreacionit, muzikës e artit do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim më të madh të hapësirave të përbashkëta.

Nisma ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë përmes zgjidhjeve kreative ekomobile duke iu ofruar mundësinë qytetarëve të përjetojnë udhëtimin përmes transportit alternativ të integruar gjithëpërfshirës e të shëndetshëm (biçikleta, trotinet, skateboard), gjë që do të përmirësojë cilësinë e jetës në kryeqytet.


Për shkak të aktiviteteve gjatë festivalit, më 21 dhe 22 maj, prej orës 07:00 në mëngjes deri në orën 21:00 do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës

rruga ‘Xhorxh Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

“Festivali i Pranverës” do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit, dhe ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë.

Video