Festimet e 145-vjetorit të Marinës Bullgare nisin në Ruse
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Marina bullgare feston 145 vjetorin e saj. Festimet vjetore nisin tradicionalisht në qytetin Ruse ku më 12 gusht 1879 u krijua Marina e Principatës së Bullgarisë. Të hënën, përvjetori u shënua me një ritual ushtarak dhe homazhe me lule të bëra në Monumentin e Detarit.

Komandanti i Marinës, Kiril Mihaylov, tha në ngjarjen formale: "Gjenerata të tëra marinarësh kanë shërbyer në Marinën, të gjithë kanë kontribuar me shërbimin e tyre në zhvillimin e Marinës, duke rritur aftësitë e saj deri më sot. Fatkeqësisht, lufta në Ukrainë na ka përballur me sprova të reja, askush nga ne nuk priste që në kohë paqeje do të duhej të çaktivizonim minat dhe të monitoronim vazhdimisht hapësirat detare për një armë që shumë njerëz e konsideronin të vjetëruar. Por kjo është jeta jonë e përditshme, puna dhe detyra jonë - të mbrojmë sovranitetin e atdheut, të mbrojmë Bullgarinë dhe të sigurojmë lundrim të sigurt në ujërat e saj, në mënyrë që Bullgaria të mund të punojë, të jetojë dhe të zhvillohet".

Duke iu drejtuar të pranishmeve, kryetari i komunës së Ruses, Penço Milkov tha: "Mbrojtja e atdheut është detyrë e të gjithëve, jo vetëm e njerëzve me uniformë. Ruse ju kujton dhe ju trajton me shumë respekt dhe mirënjohje".

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe shtetërore, personel në shërbim, deputetë, priftërinj dhe publik. Banda përfaqësuese e tunxhëve të Marinës, e cila këtë vit shënon 140 vjetorin e saj, mbajti një koncert. BTA-KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024