Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për çdo vit me 8 mars, por ky vit është vit i një feste ndryshe, për shkak të pandemisë të gjithë po festojnë me një tjetër disponim.
Në vende të ndryshme të botës, vëmendje në këtë ditë i jepet respektit, vlerësimit dhe dashurisë ndaj grave.
Arsyeja pse data 8 Mars njihet si dita e gruas, është krejt e rastësishme. Ka qenë viti 1914 kur dita ndërkombëtare e gruas ishte festuar me 8 mars vetëm për
shkak se i kishte rënë e diel derisa në vitin 1975, Kombet e Bashkuara i dhanë epitetin si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”
Për të shënuar këtë ditë brendi amerikan “Huggies” dhe brendet gjermane “Bubchen” dhe “Baby Nova” kanë vendosur që dhuratat e 8 Marsit t’i ndajnë për gratë që bashkë me foshnjet e tyre janë duke marrë trajtim në Klinikën e Neonatologjisë.
Këto dhurata janë dhënë si donacion për nënat dhe fëmijët e kësaj klinike. Një pako përmban dhuratat më të nevojshme për një nënë që mban në dorë të posalindurin e saj.