Fernandes flet për situatën e Ronaldos te United

Fernandes flet për situatën e Ronaldos te United

Së fundmi kanë qarkulluar spekulime të shumta për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldo, ku thuhet se ky i fundit ka kërkuar largimin nga Manchester United.

Ronaldo besohet se nuk është i kënaqur me situatën në të cilën gjendet klubi, dhe tani dëshiron të provojë një aventurë të re para fundit të karrierës së tij, përcjell KosovaPress.

Por, këto spekulime tani i ka demantuar ylli i United dhe bashkëkombësi i Ronaldos, Bruno Fernandes, i cili tregoi që ka folur me Ronaldon dhe se e pret atë që të paraqitet në stërvitjet parasezonale.


“Situata e Cristiano Ronaldos? Unë fola me atë para disa javëve, kështu që e pres ta takojë Cristianon në ditën e katërt të stërvitjes parasezonale, dhe këtu nuk asgjë tjetër për të shtuar”, tha Fernandes.

“Unë nuk e besoj që Manchester United janë të gatshëm të humbasin një burim të golave siç është Ronaldo”, shtoi mesfushori i United.

Sipas disa spekulimeve, Ronaldo i ishte vetë-ofruar gjigantit gjerman, Bayern Munich, por që ky i fundit ka refuzuar transferimin e tij në “Allianz Arena”.

Lexo edhe

Video