Fermerët e Lushnjes shkuan për protestë, Rama i futi në parlament

Fermerët e Lushnjes shkuan për protestë, Rama i futi në parlament

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ftuar të futen në Parlament disa fermerë nga Lushnja, të cilët kishin dalë për të protestuar pranë këtij institucioni.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Rama është takuar me fermerët teksa po futej Parlament.

“Kush do të vijë me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Kush do të vijë tjetër? Hajde. Edhe ai që ngriti 2 gishtat, ku është ai. Kjo nuk është punë demokratët. Hajde”, iu ka thënë Rama fermerëve.


Pas këtij takimi, në një deklaratë për media, fermerët kanë deklaruar se me kryeministrin Rama kanë rënë dakord që të mundësohen takime me ekspertë në mënyrë që të dëgjohen kërkesat që kanë.

Sipas tyre, qeveria nuk e njeh gjendjen reale të fermerëve dhe vështirësitë me të cilat po përballen për shkak të mungesës së orientimit ndaj tregut nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Ditë më parë, mediat në Shqipëri kanë raportuar se teksa prezantonte buxhetin 2022 për fermerët, Rama kishte përmendur edhe protestat.

“Dua ta filloj me elementin që ka krijuar edhe atë konfuzionin e pragut të miratimit të buxhetit, i materializuar dhe në disa protesta, të cilat janë legjitime, por për të cilat unë besoj se ata që kanë marrë pjesë, në një masë të madhe, janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur, në fakt, është shumë e thjeshtë në shifra, dhe pse ne kemi vendosur ta heqim atë rimbursimin e 6% dhe çfarë do bëjmë me atë masë parash që përdorej për rimbursimin, se këto janë pastaj të nevojshme për të kuptuar që është hedhur një hap përpara, jo mbrapa. Atyre që nga smartphone-i bëjnë komente në Facebook që bujqësia ka marrë fund, fshati ka marrë fund, gjithçka ka marrë fund, u them që jeni ‘out’ nuk dini se çfarë flisni. E kundërta është e vërtetë. Mjafton të shikojmë faktet dhe nuk ka nevojë të humbasim në shumë shifra. Mjaftojmë të shikojmë eksportet”, citohet të ketë thënë ai./Tch/Euronews/

Lexo edhe

Video

error: