Ferizaji përfiton nga ankesa e Arbërisë, siguron plasmanin në Superligën e Kosovës

Ferizaji përfiton nga ankesa e Arbërisë, siguron plasmanin në Superligën e Kosovës

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot mbledhjen e tij ku edhe ka marrë një vendim të rëndësishëm nga i cili ka përfituar skuadra e Ferizajt.

Komisioni i Garave i FFK-së ka miratuar sot ankesën e Arbërisë lidhur me parregullsinë e paraqitur në ndeshjen kundër Vushtrrisë, përcjell KosovaPress.

Vendimi i Komisionit të Garave të FFK-së dhe arsyetimi i saj vijon si më poshtë.

Miratohet si e bazuar  ankesa e klubit të futbollit “Arbëria”  nga Dobraja dhe ndeshja e javës  së 24-t e VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi B, në mes K.F. “Vushtria“ dhe K.F. Arbëria e përfunduar me rezultat 5:0 për K.F. Vushtrria, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të K.F. Arbëria nga Dobraja”.


“Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.14, i shënuar në protokol ka qenë Eugen Rafuna -001692M94 i shënuar edhe te rubrika e lojtarëve startues edhe te lojtarët reserve, por i cili nuk është  aktivizuar në lojë, por, në lojë është aktivizuar lojtari me nr.16. Etrit Halimi I.D. -000890M94,  i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F.- “Vushtria”  ka qenë i palejuar dhe i  kundërligjshëm.

Komisioni i Garave, konform Nenit 77, Pargrafi 2, Pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e   K.F. “Arbëria “  si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 24-t të VIVA FRESH – Liga e Parë – Grupi B, në mes K. F. “Vushtria“ – K.F. Arbëria e regjistron me rezultat zyrtar, 3:0 në favor të K.F. Arbëria, nga Dobraja”.

Ndërkaq, nga ky vendim i marrë në favor të Arbërisë tani ka përfituar skuadra e Ferizajt, pasi që Vushtrrisë i janë larguar tre pikët e fituara takimin kundër Arbërisë.

Me këtë rast skuadra e Ferizajt e ka siguruar tashmë plasmanin në Superligë kur kanë mbetur edhe tre xhiro para fundit të kampionatit në Ligën e Parë, në Grupin B.

Skuadra e Ferizajt siguron hyrjen në Superligën e Kosovës pasi që renditet e para në Ligën e Parë – Grupi B, me gjithsej 55 pikë të arkëtuara, nëntë sosh më shumë se Vushtrria në vendin e dytë.

Lexo edhe

Video