Ferizaj, shkaku i parkingut sulmohet një person dhe i dëmtohet vetura
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Të dielën policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, ka arrestuar dy persona të cilët kanë i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër shkaku i parkingut.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur në përsonin që ishte sulmuar nga dy persona tjerë, të cilët shkak i një parkingu të veturës, i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe i kishin dëmtuar gomat e veturës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë të dyshuari janë një 75 vjecar dhe tjetri 48 vjecar.

“XH.H ( M/K) i moshës 75 vjeçar dhe SH.H ( M/K) i moshës 48 vjeçar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit  janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Rasti sipas policisë është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024