Ferizaj kërkon bashkëpunim më të madh me shtetin finlandez

Ferizaj kërkon bashkëpunim më të madh me shtetin finlandez

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti paraditen e sotme ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Aliu përveç prezantimit të potencialit me të cilin disponon Komuna e Ferizajt, njoftoi ambasadoren Stjernvall edhe me sfidat me të cilat po përballet qeverisja lokale.


Temë e diskutimit në këtë takim, ishin edhe diaspora shqiptare në Finlandë, potenciali ekonomik i biznesit ferizajas me mundësinë e rrjetëzimit me ekonominë e tregun finlandez, projektet e ndryshme të binjakëzimit, veçanërisht ndërveprimit në fushën e arsimit ku sistemi finlandez paraqet modelin më të mirë të sistemit arsimor e çështje që tjera që për qëllim kanë organizimin e nismave komunitare në fuqizimin e të rinjve.

Stjernvall tha se interesi i Finlandës është zbatimi i programeve për ngritjen e kapaciteteve në të gjitha levat e sistemit qeverisës në Kosovë, si dhe konfirmoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme edhe me Komunën e Ferizajt.

Lexo edhe

error: